Vatikani në kërkim të zbulimit të misterit 36-vjeçar, zbulon mijëra eshtra në varr

Vatikani në kërkim të zbulimit të misterit 36-vjeçar,

Mijëra eshtra janë zbuluar në dy varre në qytetin e Vatikanit, si pjesë e kërkimeve të vazhdueshëm për të gjetjen e trupit të një vajze 15-vjeçare të zhdukur më shumë se tre dekada më parë.

Emanuela Orlandi, e cila ishte vajza e një punonjësi në  Vatikan dhe jetoi brenda mureve të qytetit të shenjtë, u zhduk në verën e vitit 1983, ndërsa po kthehej në shtëpi nga një mësim muzikor në Romë.

Misteri përreth zhdukjes së Orlandit mbërtheu italianët për më shumë se tre dekada dhe frymëzoi teoritë e konspiracionit që përfshinë nga mafiozët tek terroristët ndërkombëtarë dhe në nivelet më të larta të Vatikanit.

Interesi për ngjarjen nisi verën e vitit të kaluar, kur familja Orlandi mori një letër anonime ku nënkuptohej se trupi i Emanuelës gjendej në varret e princeshës Sophie von Hohenlohe dhe princeshës Charlotte Federica të Mecklenburg në Varrezat Teutonike.

Familja mori një imazh të varreze dhe një udhëzim për të ku tregohej një engjëll.

Kjo i çoi në Varrezat Teutonike, që ndodhen ngjitur me Bazilikën e madhe të Shën Pjetrit.

Pasi Vatikani pranoi hapjen e varreve të princeshave më 11 korrik, brenda tyre nuk u gjet asnjë mbetje njerëzore dhe as gjurmë e arkivoleve.

Megjithatë u zbuluan dy dhoma me varre gjatë hetimeve nën dyshemenë e një ndërtese brenda Kolegjit Teutonik.

Hetuesit më pas zbuluan mijëra eshtra në dhoma.

Ndërsa pritet të bëhen analizat e ADN-së për të dalë në përfundime të qarta dhe nëse ndonjëri prej trupave i përket Emanuelës.

EMISIONET