Vasili: Vetëm “rilindja” të nxjerr të parën e klasës dhe ngelëse njëkohësisht!

Vasili: Vetëm “rilindja” të nxjerr të parën e

Nga Petrit Vasili

Rama dhe rilindasit falsifikatorë dhe mashtruesë, por duan edhe "etikë" ama!!

Interesante vërtet kjo Ministresha e Drejtësisë.

Edhe falsifikon edhe mashtron trashë edhe kërkon me pa derman etikë kur i drejtohen asaj.

Kjo edhe të vret, por edhe kërkon "etikë" nga të vraret që ti thonë bile:

"Faleminderit që na vrave Ministreshë".

Kori i të marrëve të rilindjes është lëshuar të rrëmbejë më çdo kusht Gjykatën Kushtetuese.

Mbasi ja dhanë qeveri, ushtri e polici Habilajve etj, si ata, duan t`u japin tani edhe Gjykatën Kushtetuese, që ta mbyllin krejt qarkun e narko-rilindjes.

Por rilindja e la pa gojë gjithë dynjanë jo vetëm me kaq.

Duan edhe të kthejnë kohën pas, se duan te zgjedhin me pa derman kandidaten, që u betua dhe u mbyt te Bregu i Lanës.

Idiotësia e rilindjes nuk ka fund.

Po qajnë e po lajnë se kandidatja e Lanës paskësh dalë e para për të katër vakancat, ndërkohë që bëjnë sikur harrojnë, që kandidatja e Lanës kishte ngëlur në provimin e pranimit të magjstraturës.

Vetëm çmenduria e rilindjes të nxjerr:

"Edhe të parën e klasës edhe ngelëse në klase njëkohësisht"!?

Tani imagjinojeni vetë se kur kandidatja shkon dhe betohet në buzë të Lanës, se sa me kollajllëk e hedh edhe Shqipërinë në Lanë, po ja kërkuan rilindasit.

EMISIONET