Vasili shpërthen ndaj Ramës: Bastard që krahason popullin me organet gjenitale

Vasili shpërthen ndaj Ramës: Bastard që krahason popullin me

Refuzimi i kërkesës për dënimin e Kryeministrit Rama është konsideruar nga LSI si vdekje të etikës parlamentare. Duke e konsideruar fjalorin e përdorur në Kuvend si të papranueshëm, Petrit Vasili thekson se deputetët e mazhorancës e mbrojtën kryeministrin ditën e miratimit të kodit të sjelljes.

Kreu i grupit parlametar të LSI-së, Petrit Vasili, dënoi edhe vendimin e djeshëm të Byrosë së Kuvendit  që rrëzoi kërkesën e LSI për përjashtimin e kryeministrit Rama nga parlamenti.

Me një gjuhë të ashpër, Vasili tha se vetëm një bastard mund ta krahasojë popullin e tij me organet gjenitale të mashkullit.

Vasili: Jemi në një moment shumë të vështirë sa i takon varrosjes përfundimtare të parlamentarizmit në Shqipëri. Populli është përballur me një përcaktim poshtërues për herë të parë në historinë e gjithë Shqipërisë. Një kryeministër që ka krahasuar popullin e tij me organet gjenitale të mashkullit, një personazh i tillë, një bastard i tillë nuk mund të shfaqet në Shqipëri. Ca të tjerë më bastardë se ai e kanë mbrojtur dje, kanë folur për një të ashtëquajtur poezi. Dhe po dje këta bastardë kanë miratuar një kod etike, çfarë kodi etike mund të ketë në parlament? Kryetari i Kuvendit ka humbur të drejtën morale, se të drejtën politike e ka humbur me kohë, është bërë pjesë e kësaj ushtrie bastardësh. Etika e Kuvendit ka vdekur dje.

Në lidhje me debatin për dhënien e rrugëve me koncesion, Vasili deklaroi se opozita nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

Vasili u shpreh se opozita është e vendosur për anullimin e takses së Rrugës së Kombit, jo vetëm për banorët e Kukësit, por për të gjithë udhëtarët.

Alarm për kombin, sipas kreut të grupit parlamentar të LSI-së është emigracioni i shqiptarëve të moshës 7 deri në 17 vjeç. 

Qeveria sipas tij po ju kundërvihet qytetarëve të saj duke ju lënë mundësinë e vetme largimin nga vendi.

EMISIONET