Vasili përplaset me Vishën: T'i besh hyzmet bukës nuk është gjë e padëgjuar. Avokati: Kujt i përmend bukën ti?

Teksa kanë diskutuar për kallëzimin e Presidentit Meta për ministren e Drejtësisë, Petrit Vasili dhe Saimir Visha janë përplasur në studion e emisionit "360 gradë". 

Petrit Vasili: Këtu nuk ka asnjë dilemë dhe nuk ka një vendim politik, ndonëse mbështetja është publike. Këtu bëhet fjalë saktësisht për një grusht shteti, pavarësisht avokative dhe të gjithë atyre që ushqehen nga një pushtet që do të bëjnë këtë avokati dhe nuk ka ndonjë gjë të keqe sepse ti bësh hyzmetin bukës nuk është ndonjë gjë e padëgjuar.

Saimir Visha: Kujt i përmend bukën ti, ça flet ti tani. Nuk jemi ne në ato kategori

Petrit Vasili: Unë nuk thashë për ty, nuk e kam me ty. Unë thashë avokatin, nuk thashë avokati.

Saimir Visha:  Nuk mund të flasësh për avokatin ti kështu.

Petrit Vasili: Bëhet fjalë për këtë gjë, avokatia politike, juridike është e pamundur për një arsye të thjesht. Rrëmbimet e parlamentit, ekzekutivit të gjykatave dhe kallëzimi që është bërë sot ka të bëjë me një grup të strukturuar, i cili ka konsumuar këtë proces.


EMISIONET