Vasili: Ministrisë së Mbrojtjes i hiqen 1.7 milion $, i kalojnë Ministrisë së Brendshme

Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili në një postim në facebook ka denoncuar heqjen e 1.7 milion dollarëve nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për t’i kaluar Ministrisë së Brendshme, e fundit kjo që ka përllogaritur shpërblimin e policivë eqë kanë qëndruar në krye të detyrës gjatë protestave të opozitës.

Vasili shkruan se ky është një skandal, që duhet hetuar, kjo pasi paratë e Fondit rezervë të qeverisë, të buxhetit të koncesioneve dhe të tenderave nuk preken, kurse Ministrisë se Mbrojtjes si institucion kyç i Sigurisë Kombëtare i zhvaten paratë.

Postimi i plotë: 

SKANDAL I!!

(Dokumenti foto)

Ministrise se Mbrojtjes i hiqen nga buxheti 1.7 milion dollare me firmen e Edi Rames per t'ja dhene Ministrise se Brendeshme.

Nje milion e shtateqind mije dollare shperblim per policine sepse pati "meriten" e turpshme qe te hidhte gaz helmues,te rrihte dhunshem dhe arrestonte qytetaret e pafajshem dhe mbrojti me zjarr egersisht te korruptuarit e qeverise.

Ministria e Mbrojtjes per te genjyer NATO-n dhe nga qe gjoja nuk i dilnin parate per buxhetin, futi ne buxhetin e mbrojtjes edhe spitalin e traumes helikopteret e shendetesise dhe emergjencat civile,ndersa sot lejon ti marrin plot 1.7 milion dollare sevap per policine.

Parate e Fondit rezerve te qeverise,te buxhetit te koncesioneve dhe te tenderave ku vjedh qeveria nuk preken kurrsesi,kurse Ministrise se Mbrojtjes si institucion kyç i Sigurise Kombetare i zhvaten parate.

Nje skandal i tille duhet hetuar deri ne fund.

Shteti i rënë paguan mercenarizmin policor per tu mbajtur ne kembe edhe ca dite me shume.

Shiheni vete Vendimin e turpshem te qeverise dhe kuptoni kete banditizem qeveritar te padegjuar.

EMISIONET