Vasili: Fati i Shqipërisë nuk është i lidhur me Maqedoninë e Veriut,as për gjepolitikë

Vasili: Fati i Shqipërisë nuk është i lidhur me

Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, thotë PO-ja me kushte e Gjermanisë është një jo elegante, diplomatike, por një  JO e palëvizshme në themel.

I ftuar në RTV Ora, ai thotë se Shqipëria nuk ka nevojë për një PO të tillë.

Nga ana tjetër, Vasili thotë se secili vend duhet gjykuar sipas meritave të veta.

Vasili: Unë nuk lidh fatin e Shqiërisë me Maqedoninë e Veriut. JO-ja e Shqipërisë është JO e Shqipërisë, shumë e rëndë, problem i madh dhe dramë e madhe për shqiptarët. Çdo lloj krahasimesh mund ti hyjnë në punë atij që është në hall. Gjeopolitikisht do të ishte shumë mirë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ishin bashkë në NATO, Shqipëria ka qenë përpara në NATO vite me radhë, Maqedonia e Veriut jo. Secili është në një organizatë të caktuar sipas meritave. Analiza thotë se është një Shqipëri që përbën problem jo vetëm për veten, por dhe për ata.

EMISIONET