Vargu: Mungojnë aparaturat për nëntipat e koronavirusit. Ramosaçaj: Kemi aparatura me real time

Vargu: Mungojnë aparaturat për nëntipat e koronavirusit.

Në studion e “360gradë” në televizionin Ora, rreziku i koronavirusit ka përplasur në debat mjekun Petrit Vargu me infektologen Entela Ramosaço.

Vargu është shprehur se aparatura PCR që mat viruset, nuk i kap nëntipat e koronavirusit. Por kësaj deklarate i është përgjigjur infektologia Entela Ramosaçaj, e cila ka thënë se kjo aparaturë ekziston dhe i bën matjen në kohë reale.

Petrit Vargu: Pikërisht sot në ISHP, PCR që është aparatura që mat viruset, e kap koronavirusin, por nuk kap nëntipat e saj, apo shkojmë pak më thellë, nëse ky nëntip vjen sot në Shqipëri ne nuk kemi aparat që ta shohim.

Entela Ramosaçajt: Kjo është teori pak e vjetruar, i kemi aparatura me real time. E kemi sigurisht, Shëndeti Publik bën real time të PCR, që është metodë molekulare për identifikimin e tipave dhe nëntipave të viruseve.

Petrit Vargu: Absolutisht jo, shohin vet6ëm koronavirusin, por nuk shohim nëntipat. Është një tjetër gjë pastaj që ky nëntip akoma në botë nuk është studiuar. Por nëse na vjen në Shqipëri pas 2-3 muajsh ne duhet të përgatitemi, prandaj bëjmë mirë t’i ngremë problemet jo t’i fshehim, se pastaj gjendemi si te puna e tërmetit.


EMISIONET