Varane ëndërron "Topin e Artë": E meritoj!

Varane ëndërron "Topin e Artë": E meritoj!

Pasi fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës, Raphael Varane është një nga kandidatët kryesorë për të fituar Topin e Artë 2018. Mbrojtësi i Realit nuk mendon se ka ndonjë gjë tjetër për të dhënë dhe pret nëse çmimi do të bëhet i tiji.

"Ishte një vit i artë. Pjesa autentike është ajo që ndodh në fushë. Ka shumë lojtarë të jashtëzakonshëm që kanë pasur një sezon madhështor. Unë kam bërë gjithçka që unë mundem. Unë jam tashmë i kënaqur që njerëzit flasin për mua dhe njohin punën, lojtarin dhe personalitetin tim."-tha ai.

Megjithëse Varane po del kundër shokëve të tij, nuk beson se çmimi do të shkaktojë ndonjë konflikt.

"Të preferuarit, pavarësisht nëse janë francez apo jo, janë miqtë e mi. Nëse dikush nga ato e fiton nuk do të ketë probleme mes nesh. Nëse një tjetër francez e fiton atëherë ne do të jemi shumë të lumtur." -deklaroi Varane për "France Football".

 Fituesi i Topit të Artë do të shpallet më 3 dhjetor.

EMISIONET