Valencia, 4 tifozë të dyshuar me koronavirus, kishin udhëtuar në Milano javën e kaluar

Valencia, 4 tifozë të dyshuar me koronavirus, kishin udhëtuar

Zëvendës drejtoresha e përgjithshme e departamentit të shëndetësisë dhe epidemologjisë në Valencia, Spanjë deklaroi mëngjesin e kësaj të marte se 4 tifozë të cilët kanë ndjekur ndeshjen mes Atalantës dhe Valencias janë të dyshuar për koronavirus.

Ata udhëtuan javën e kaluar në Milano për të ndjekur ndeshjen dhe tashmë doktorët spanjollë thonë se ata kanë shfaqur simptoma të ngjashme me koronavirusin.

Sipas zëvendës drejtoreshës, Hermelinda Vanaclocha, ajo i ka udhëzuar këta 4 persona që të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar shpërndarjen e epidemisë.

Gjithashtu ata do t'i nënshtrohen disa testeve për të parë nëse janë vërtetë të infektuar.

Në një spital tjetër në rajonin e Valencian janë të shtruar dy persona të tjerë të cilët kanë qenë në Milano kohët e fundit dhe janë duke iu nënshtruar testeve të nevojshme mjekësore.

Valencia, me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, shpërndau përmes rrjeteve të saj sociale një protokoll veprimesh dhe informacioni për afro 2500 tifozë që shoqëruan ekipin në Milano për ndeshjen e Champions League javën e kaluar.

EMISIONET