11.000 raste në javë të persona vetë prekur me viroza shënon ky sezon, por në qendrat shëndetësore mungon vaksina. Në dispozicion ato janë vetëm për personelin. Megjtihatë vaksinat mund të gjenden kundrejt pagesës në farmaci.

Edhe pse ka nisur stina e ftohtë vaksina anti grip ende nuk është shpërndarë në qendrat shëndetësore. Të drejtën e përfitimit aktualisht e ka vetëm personeli mjekësor.

Mjekja: Momentalisht nuk është. Në qendrat shëndetësore, deri tani për personelin shëndetësor.

Në Shqipëri nuk janë shënuar raste të shtuara, por thuhet se janë rreth 11.000 raste në jave me komplikacione virozash.

Simaku: Numri i infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme që monitorohet çdo javë është rreth 11 mijë raste. Akoma nuk ëhstë evidentuar qarkullimi i virusit të gripit.

Aktualisht vaksinat kanë nisur të shiten në farmaci kundrejt 1630 lekëve.

Mjekja: Që nga fundi i tetorit është pothuajse në të gjitha farmacitë.

Sipas inspektorit të Institutit të Shëndetit publik, Artan Simaku vaksinat antigrip do të nisin të shpërndahen shumë shpejt.

Simaku: Shumë shpejtë do të nisë shqpëndarja. Asnjëherë nuk është vonë për t'u vaksinuar.

Mjekët apelojnë për shmangien e ambienteve ku ka grumbullime të qytetarëve, si dhe kujdes të shtuar me higjienën.

/Ora News.tv/