Vakanca në Kushtetuese, vazhdon përplasja mes mazhorancës dhe opozitës

Vakanca në Kushtetuese, vazhdon përplasja mes mazhorancës dhe

Plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese vazhdon të shkaktojë përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar me disa postime radhazi në tëitter, lidhur me publikimin e listës së anëtarëve të Gjykatës duke shprehur pikëpyetje mbi qëndrimet e anëtares Vitore Tusha.

"Në ëeb e GjK znj.Tusha ka botuar listën e anëtarëve të rinj! Pyetja është kë të besojmë, znj.Tusha n/kryetare të KED që ka shpallur znj.Vorpsi fituese apo znj.Tusha gjyqtare që nuk respekton as vendimin e organit që drejton. Në cilin kuorum të GjK u bazua kjo vendimmarrje?"

Xhafaj thotë se në bindjen e tij, Marsida Xhaferllari nuk mund të jetë anëtare e Gjykatës Kushtetuese pasi nuk  plotëson kushtet dhe kriteret për të qenë e tillë.

Ish-ministri thekson se ishte votimi klientelist dhe lidhjet shoqërore brenda KED e përfshinë në listë ish Kryeinspektoren e KLD së vjetër.

Në rastin konkret Xhafaj akuzoi Presidentin se ka nxjerrë një dekret të paligjshëm. Por Presidenti Meta ka reaguar duke e cilësuar skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i sekretarit të përgjthshëm të PD, Gazment Bardhi.

"Sulmi i vëllait të Geron Xhafës ndaj Gjykatës Kushtetutese përse zbatoi Kushtetutën dhe jo urdhrat e Partisë është i papranueshëm dhe bie ndesh me qëllimin e Reformës në Drejtësi, që politika të rrijë larg vendimmarrjeve të gjyqësorit".

Sipas Bardhit, Xhafaj kërkon të ketë në Gjykatën Kushtetuese një person që betohet tek zyra e tij për shërbime partiake.

Zyrtari demokrat akuzon mazhorancën se nuk po lë organ të ri të drejtësisë pa futur duart, me monovra kriminale, politike. Ndërsa shton se Arta Vorpsi me sjellje prej shërbëtorje politike humbi çdo mundësi për të qenë, ligjërisht dhe moralisht, gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese, pasi ishte e renditur e parë, jo për aftësi e profesionalizëm, por për miqësi me Fatmir Xhafën dhe ushtarët e tij në KED Ardian Dvorani e Arta Marku.

EMISIONET