Monodrama "Vajza me kukull"  u ngjit këtë fundjavë në skenën e Pallatit të Kulturës së Lezhës. Shfaqja që interpretohet nga aktorja Drane Xhaj trajton temën e dhunës në familje dhe korrupsionit. Pavarësisht mesazhit të fortë, pjesëmarrja ishte e ulët dhe zhgënjyese për stafin.

Dhuna ndaj grave, shkatërrimi i familjes dhe korrupsioni në sistemin e drejtësisë janë temat që trajton monodrama “Vajza me kukull”.

E shkruar nga dramaturgu i njohur Fadil Kraja dhe interpertuar nga aktorja Drane Xhaj, shfaqja u ngjitur këtë fundjavë në skenën e Pallatit të Kulturës së Lezhës.

Këto fenomene thotë aktorja po shkatërrojnë shoqërinë.

"Është revolta ime si femër, si aktore që të bëhemi të gjithë bashkë kundër këtyre fenomeneve që po shkatërrojnë shoqërinë tonë. Bashkë mundemi të bëjmë diçka."

Por përpos mesazhit të fortë, në Pallatin e Kulturës shumë karrige ishin bosh.

E zhgënjyer nga pjesëmarrja e ulët, aktorja apelon më tepër dashuri ndaj artit e kulturës.

"Më vjen keq sepse dikur Lezha ka qenë shumë art-dashëse, e kanë mbushur këtë sallë.Nuk e ka përballu salla fkuksin e njerëzve dhe të arrijë deri këtu sa të largohet spektatori kaq shumë… Vërtet ishin temperaturat e ulëta, por kemi pasur dimra edhe më të ftohtë. Kjo nuk u falet lezhjanëve".

Të njëjtën keqardhje shprehu edhe regjisori Agron Dizdari.

"Më vjen keq, nuk e di arsyen. Por jam i bindur që kjo nuk duhet të jetë gjendja reale.Shpresoj që kur të vimë herën tjetër nëse e meritojmë spektatori të jetë në sallë".

Për herë të parë mondorama “Vajza me kukull” u vu në skenë në vitin 2017 në teatrin Migjeni, Shkodër.





/Ora News.tv/