Vajza 15 vjeçe vret dy persona, po mësonte makinën

Vajza 15 vjeçe vret dy persona, po mësonte makinën

Një vajzë 15 vjeçe që po mësonte makinën ka goditur dhe vrarë aksidentalisht dy burra ndërsa merrte leksione parkimi.

Ajo ishte me nënën e saj dhe dy persona të tjerë në makinën SUV Fort kur goditi viktimat 54 dhe 55 vjeç në Filadelfia.

Policia tha për ABC6: "Ajo po mësonte si të bënte parkimin dhe bëri një gabim. Mjeti u përplas me dy burra që ishin ulur në murin jashtë dyqanit. 54-vjeçari u shpall i vdekur në vendngjarje, ndërsa 55-vjeçari vdiq në spital."

Identetet e tyre nuk janë zbuluar ende. Policia po bën hetime për aksidentin, ndërsa nuk ka ende akuza. Edhe pse 15 vjeç, në Filadelfia është e lejuar me ligj që të mësohet makina.

EMISIONET