Roger Federer i jep lamtumirë parakohe US Open-it. Tenisit zvicerian ka dështuar për të kaluar në çerekfinalen e turneut, pasi është mposhtur në mënyrë suprizë nga John Millman, 3-6, 7-5, 7-6, 7-6.

Për këtë humbje Federer fajësoi mungesën e qarkullimit të ajrit dhe beson se kundërshtari i tij australian ishte më shumë i mësuar me ngrohjen për shkak të vendbanimit të tij në Brisbane.

"Nuk kishte qarkullim të ajrit. Ai ishte tepër i nxehtë, saqë unë vetëm kam luftuar me kushtet. Është një nga herët e para që më ka ndodhur. Po, është e pakëndshme. Është e qartë se vazhdon të djersitemi gjithnjë e më shumë e më shumë ndërsa ndeshja vazhdon, e ju humbni energji . John ishte në gjendje ta përballonte atë më mirë. Ndoshta vjen nga një nga vendet më të lagësht në tokë, Brisbane.

"E dija që isha në vështirësi. Ndoshta kur ju ndiheni kështu, edhe shanset vijojnë të ulen, dhe unë i kisha ato. Kjo ishte zhgënjyese."-përfundoi numri 2 i botës. Me këtë humbje Federer humbi rastin për tu ndeshur në çerekfinale me Novak Djokovic.

Për femra, Sharapova u ndal në rrugëtimin e saj në US open nga Carla Suarez Navarro. tenistja spanjolle zhvilloi një lojë shumë më të mirë se Sharapova duke e fituar këtë ndeshje me rezultatin 2-0.

/Ora News.tv/