Urdhri i gazetarëve: RAI të vazhdojë investigimin e Kuciak për Ndraghetan

Urdhri i gazetarëve: RAI të vazhdojë investigimin e Kuciak

1700 gazetarë italianë kanë reaguar ndaj vrasjes mafioze të gazetarit sllovak Ian Kuciak.

Me një notë zyrtare, urdhri i gazetarëve të Radio Televizionit Publik Italian Rai ka reaguar sot ndaj vrasjes së gazetarit sllovak Ian Kuciak nga 3 shtetas italianë të dyshuar në lidhje me mafian kalabreze Ndragheta.

Me një komunikim mediatik komiteti ekzekutiv i gazetarëve të Rai kërkon që Radio Televizonit italian të vazhdojë deri në fund investigimet ndaj Ndraghetas të nisura nga gazetari sllovak Ian Kuciak për të zbuluar bazat e këtij aktiviteti kriminal e biznesit të tyre të pisët.

Ata që e vranë Kuciak e bënë për të ndaluar investigimin e tij", thuhet në dokumentin e Rai-it.

Gazetarët e Rait shprehen se mënyra më e mirë për të ruajtur kujtimin e Ian Kuciak është të dëshmojmë se askush nuk mund të ndalojë të vërtetën dhe lirinë e shtypit.

Gazetarët e Rait kërkojnë që në edicionet informative televizive, në radio e në median e shkruar të publikohet investigimi i fundit i ian Kuciak.

"Kush vret për të heshtur të vërtetën ne i përggigjemi me firmën e 1700 gazetarëve të Rai-it nën artikullin e shkruar nga Ian Kuciak" , e mbyll komunikimin e tij urdhri i gazetarëve të Radio Televizionit publik italian.

EMISIONET