Nxori urdhrin për zgjedhjet në universitete në kohën pandemie, shkarkohet pedagogia Majlinda Keta
Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka firmosur shkarkimin nga detyra të Kryetares së Komisionit të Zgjedhjeve Majlinda Keta. Por kjo e fundit e cilëson vendimin e pavlefshme dhe akuzon konin për shkelje penale. Në këtë mënyrë procesi i votimit të drejtuesve të rinj të arsimit të lartë është futur në një ngërç të fortë.
Zgjedhjet në Universitetin e Tiranës janë futur në udhëkryq. Debatet mbi nisjen e procesit ose shtyrjen e tij janë shoqëruar me vendime për shkarkimet nga detyra.
Kryetarja e komisionit zgjedhor Majlinda Keta është shkarkuar nga detyra, po ashtu i njëjti vendim mësohet se është dhënë dhe për 4 anëtarët e tjerë.
Në shkresën e firmosur prej rektorit Mynyr Koni argumentohen shkeljet e bëra në urdhrin e ministres së Arsimit, por dhe në mos realizimin e urdhrave dhe porosive të rektorit të Tiranës për organizimin e zgjedhjeve për organet dhe autoritetet drejtuese në institucionet e arsimit të lartë.
Por në përgjigje të tij Keta e cilëson shkarkimin të pavlefshëm dhe pa pasoja juridike. Sipas saj rektori i UT nuk mund të shkarkojë dot një institucion pasi këtë të drejtë e ka senati. madje Keta shton se Koni ka kryer vepër penale.
Vendimi për shkarkimin e organizatorët e zgjedhjeve vjen ditën kur është regjistruar kandidati i parë për fakultetin e drejtësisë. dekani Artan Hoxha ka paraqitur dokumentet për të nisur një tjetër sfidë
Ndërkaq dhe në Shkodër kanë nisur kërkesat për anulimin e procesit zgjedhor.
Duket se zhvillimi i zgjedhjeve në kohën kur studentët janë larg auditorëve dhe kur senati ende nuk është mbledhur për të zgjedhur komisionin e ri për organizimin e zgjedhjeve do të sjellë një tjetër debat të fortë mes drejtuesve të arsimit të lartë.


