Kampion në pedanë, por edhe jashtë saj. Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja është përzgjedhur si anëtar i Këshillit Studentor të Universitetit të Sporteve në Tiranë. Lajmin e bën publik ish-kampioni i Europës përmes një statusi në rrjetin social "Facebook".

"Krenar që jam përzgjedhur si anëtar i Këshillit Studentor të Universitetit të Sporteve, Tiranë. Falenderoj këdo prej studentëve që më besuan dhe më zgjodhën si një prej anëtarëve të Këshillit. Eksperienca dhe karriera e gjatë në elitën e Peshëngritjes Botërore do më ndihmoj që të jap kontributin e duhur për të çuar çdo instancë në rrugën e duhur.

"Shpresoj dhe jam mëse i bindur që do marrim vendimarrjen më të mirë dhe më të përshtatshme për universitetin, studentët dhe sportin. Jam tepër i motivuar për të realizuar objektivat e duhura që çdo fjalë ta kthjejmë në vepra për të mirën e gjithësecilit prej nesh që ti japim sportit atë që i duhet dhe meriton."-shkruan Calja.

/Ora News.tv/