United e Lukaku "humbin" ndjenjat, vetëm barazim me Southampton

United e Lukaku "humbin" ndjenjat, vetëm barazim me Southampton

Manchester United ka harruar se si fitohet, me "djajtë" që kanë barazuar ndeshjen e 3-të rrjesht në Premier League.

Në "Old Trafford"  Pogba me shokë nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës pavarësisht tentativave të njëpasnjëshme në portën e Southampton.

Takimi nisi me momente frike, pasi në një duel me mbrojtësin Hoedt, sulmuesi kryesor i United, Lukaku ra keq në fushën e blertë duke humbur dhe ndjenjat.

Me këtë rezultat United mbetet në vendin e 3-të me 44 pikë, duke humbur terren dhe me Chelsea që numëron 1 pikë më shumë se skuadra e Hoze Mourinho-s, ndërsa Southampton qëndron në zonën e ftohtë, pasi numëron 2 pikë më shumë se pozicioni që të dërgon një kategori më poshtë.

EMISIONET