City pushton Manchesterin dhe vret kampionatin, shkon në +11

Derbi i qytetit i përket City-t.

Djemtë e drejtuar nga  Guardiola bën shumë mirë në “Old Trafford” përballë një United që nuk bëri shumë për të arritur një rezultat pozitiv duke fituar me rezultatin 2-1.

Golat e Silva e Otamendi i dhanë tre pikët e radhës “Qytetarëve” që me këtë fitore arrijnë në kuotën e 15 fitoreve pas 16 javësh grumbullojnë 46 pikë, duke u shkëputur në +11 nga rivalët e United, që pavarësisht vendosjes së barazpeshës në fundin e pjesës së parë me anë të Rashford nuk mundën të ndalin hapin e City-t që në këtë sezon po bën mirë në të gjitha fronet.


"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes   

90+4' Përfundon takimi, United-City 1-2

90' Albitri i katert akordon 4 minuta shtese

54' Shënon Otamendi, kalon në avantazh miqtë

46' Starton pjesa e dytë

45+4' Mbyllet pjesa e pare

45+2 Gabim në mbrojtjen e Cityt, Rashford përfiton dhe vendos barazpeshën

45'Albitri i katert akordon 4 minuta shtese

43' Rrëmujë në zonën e United, aty është Silva që përfiton duke mposhtur De Gea

1’ Nis takimi në “Old Trafford”


Formacionet zyrtare:

EMISIONET