“Unë jam Europa”, eventi që njeh të rinjtë shqiptarë me vlerat e BE-së

“Unë jam Europa”, eventi që njeh të rinjtë

Një grup të rinjsh shqiptarë patën mundësi të mësonin rreth vlerave të Bashkimit Europin përmes workshopeve të organizuara në aktivitetin  "EU Fair Fest". Në prani të përfaqësuesve të BE-së dhe ambasadave të tjera, të rinjtë mësuan më shumë rreth institucioneve të BE-së.

 “Une Jam Europa”, ishte një event unik ku të rinjtë mësuan më shumë rreth vlerave dhe programeve të Bashkimit Europian nëpërmjet stendave informuese, workshopeve, modelit simulues të isntitucioneve të BE, informacionit audio-vizual, lojërave dhe eventeve artistike.

"EU Fair Fest" u organizua si një event multidimensional me synim për të zgjeruar informacionin e qindra të rinjve pjesëmarrës mbi vlerat e BE-së, njohuritë për rolin e rëndësishëm të institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare, programet për të rinjtë, bashkëpunimin dhe kontributin e të rinjve shqiptarë në integrimin e Shqipërisë në BE.

Në këtë panair moren pjese perfaqueses nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasada dhe institucionet te BE, Ministria për Europën Punët e Jashtme.

Te rinjte ishin pjese e organizimit duke asistuar ne stendat informative dhe duke dhene informacion, ishin organizues dhe foles ne workshopet e ndryshme, treguan eksperiencat e tyre, ishin pjesemarres gjate modelit te institucioneve te BE-se, etj. Ky ishte nje aktivitet nga te rinjte per te rinjte.

EMISIONET