“Unë i laj duart si Pëllumb Pipero”, kënga e Ermal Mamaqit që të ngre humorin

“Unë i laj duart si Pëllumb Pipero”, kënga e Ermal

Gjatë ditëve në karantinë Ermal Mamaqi është frymëzuar ka shkruar disa vargje plot humor për mjekun infeksionist Pëllumb Pipero. Në videon e postuar së fundmi në Instagram, aktori shihet duke kënduar për mjekun me një kitarë në duar.

Në momente të tilla ku ndodhet Shqipëria dhe e gjithë bota duhen disa nota humoristike për të risjelle buzëqeshjen në fytyrat e të gjithëve.

"Kur ai del që në mëngjes më ikën frika, por bëj kujdes;

Ai del në lajme,
ai del dhe kur ka reklama,
ai del në ëndërr,
del te kuzhina.
unë i laj duart si Pëllumb Pipero,
ai më thotë mos dil nga shtëpia
por këtu problem është pleqëria.

Vërtet nuk gjej maskë, dorashkë por që të gjithë do ia dalim bashkë se këtu është Pëllumb Pipero
Dëgjoje Pëllumb Piperon se ai nuk flet kot",
këndon Ermali.




EMISIONET