Ultimatumi i Kryeministrit italian: Bashkëpunim ose jap dorëheqjen!

Ultimatumi i Kryeministrit italian: Bashkëpunim ose jap dorëheqjen!

"Nëse nuk ka bashkëpunim real mes dy forcave politike do të jap dorëheqjen" ka deklaruar sot në një dalje për mediat kryeministri italian, Giuseppe Conte.

Kryeminstri italian Giuseppe Conte ka kërkuar sot pasdite një takim me mediat plot 1 vit nga marrja e detyrës si kreu i koalicionit qeverisës 5 Yje- Lidhja.

Takimi i kryeqeveritarit me gazetarët vendas dhe të huaj vjen një javë nga zgjedhjet europiane të 26 majit, rezultati i të cilave ka krijuar në çarje mes forcave të koalicionit.

Fitorja e Lidhjes me mbi 34 % të votave, duke u konfirmuar si forca e parë politike në vend dhe humbja e Lëvizjes 5 Yje e cila u kapërcye dhe nga Partia Demokratike e ish-kryeministrit Renzi, ka çuar në ndryshimin e raportit të mazhorancës brenda qeverisë, e krejt i kundërt me atë të një viti më parë pas zgjedheve politike të marsit të 2018.

"Rezultati i zgjedhjeve europiane", u shpreh kryeministri italian, u shfaq mjaft i ashpër sa të shkaktojë një kaos në aksionin qeveritar."



EMISIONET