Ulet përsëri çmimi i naftës në vend

Ulet përsëri çmimi i naftës në vend

Ulet përsëri çmimi i naftës në vend.

 Në javët e para të viti 2019 rënia e çmimit është me 5 lekë në pikat e tregtimit me pakicë. Në këtë mënyrë një litër naftë po shitet me 172-173 lekë nga 179 lekë që ka qenë në dhjetor. 

Kjo ulje ka ardhur e ndikuar nga tregjet ndërkombëtare ku një fuçi naftë vijon të tregtohet në nivelet e 60 dollarëve. Por nëse bëjmë një krahasim me vendet e rajonit apo të Europës, Shqipëria përsëri mbetet me karburantin më të shtrenjtë. Arsyeja kryesore janë taksat që paguhen në një litër naftë të cilat kapin nivelin 115-120 lekë. 

Në të janë të përfshira 7 taksa që paguhen aktualisht Akciza 37 lekë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe 7 deri në 10 lekë taksë rilicencimi. 

Ndërkohë barra e taksave në një litër naftë në rajon është disa herë më e ulët se në Shqipëri dhe nëse bëjmë një krahasim me vendet e rajonit  në Kosovë dhe Maqedoni paguhen vetëm dy taksa TVSH dhe akcizë. 

Nisuar nga këto të dhëna qytetarëve shqiptarë i duhen mesatarisht 10.3% të të ardhurave ditore duke marë parasysh nivelin e pagave.

EMISIONET