Autoriteti i lartë futbollistik, UEFA njoftoi ditën e sotme se finalet e kompeticioneve të Uefa Champions League dhe Europa League do të shtyhen për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Nëpërmjet një postimi në Twitter ata njoftuan se nuk do të zhvillohen në maj ashtu sicc ishin planifikuar, por një datë tjetër nuk është vendosur akoma.

UEFA njofton se vendime të tjera do të publikohen në javët ose muajt në vijim.

koronavirusi-uefa

/Ora News.tv/