UEFA dënon tifozerinë serbe për thirrje raciste

UEFA dënon tifozerinë serbe për thirrje raciste

Tottenham do të përballet kundër Crvena Zvezda në Champions League në një stadium totalisht anglez.

UEFA ka dënuar tifozerinë serbe për thirrje raciste gjatë një ndeshje në fazën kualifikuese të Champions League kundër HJK Helsinki. Por dënimi u vendos tani zyrtarisht për tifozerinë serbe të cilët nuk do të jenë të pranishëm në ndeshjen kundër Tottenham në 22 tetor.

Përveç dënimit të tifozëve UEFA ka gjobitur gjithashtu Crvena Zvezdan me 50.000 euro.

Spurs, të cilët arritën deri në finale vitin e kaluar, nuk e filluan mirë sezonin e ri në Champions duke barazuar me Olympiacos ndërkohë që ndeshjen e ardhshme do të kenë përballë Bayern Mynich.


EMISIONET