U tha se e ka mendjen tek ish-dhëndri, ja ç'bën Dukagjini për të dashurin e ri të Duas

Dukagjin Lipa është mbështetja më e madhe që ka Dua Lipa në karrierën muzikore, por jo vetëm. Para disa ditësh, u përfol se ai e ka mendjen tek ish-dhëndri.

E gjitha u bazua tek komenti i tij në fotografinë e Isaac Carew, të cilin e komplimentoi për shtëpinë e re dhe i uroi suksese të mëtejshme.

Pavarësisht kësaj, Dukagjin Lipa ka marrëdhënie të mira me Anwar Hadid. Së fundmi, ka filluar ta ndjekë në Instagram.

Familja e Duas është takuar prej kohësh me modelin dhe të gjithë e mbështesin në këtë lidhje. Madje Anwar ishte pjesë e festivalit "Sunny Hill" në Prishtinë, e cila u organizua nga Dukagjini.

EMISIONET