Kamarieria e lokalit "Hampshire" në Southampton të Anglisë, Kylie Yorke ka publikuar një fotografi të fytyrës së saj, ku tregon dëmtimet e mëdha të pësuara gjatë një sulmi me shishe nga tre motra.

Në pamjet e publikuara nga Yorke shihen qartë plagët e mëdha në fytyrë, ndërsa gjendet ende në një shtrat spitalor. Ngjarja e rëndë ndodhi në momentin kur Yorke po festonte 30 vjetorin e lindjes.

Sulmuese të saj janë identifikuar si motrat Peck, Kylie, 26 vjeç, Kirsty, 31 vjeç dhe Danielle, 33 vjeç. Motrat e nisën sulmin jashtë lokalit pasi atyre iu mohua hyrja.

Ngjarja e dhunshme ndodhi më 21 tetor të vitit të kaluar, por asnjërë nga motrat nuk përfundoi në burg për shkak se dy prej tyre ishin shtatzënë, ndërsa tjetra thuhej se nuk është e rrëzikshme për komunitetin.

Ky fakt duket se ka revoltuar Yorke, e cila ka marrë guximin për të publikuar fotografinë që brenda pak minutash ka bërë xhiron e botës.

/Ora News.tv/