A u penalizua Maqedonia e Veriut nga Shqipëria? Ja si përgjigjet presidenti Pendarovski

A u penalizua Maqedonia e Veriut nga Shqipëria? Ja si përgjigjet

Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski në një konferencë për shtyp me presidentin Meta, është shprehur se të dy vendet meritonin hapjen e negociatave.

Pendarovski  tha se procesi i ndarjes së dy shteteve nuk ka qenë asnjëherë pjesë e fjalorit politik të Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se vendimi i BE është i pamerituar dhe ndëshkim për gjithë rajonin.

Stevo Pendarovski: Procesi i ndarjes së dy shteteve asnjëherë nuk ka qenë pjesë e fjalorit tim politik sepse mendoj se të dy shtetet duhet të fillonin negociatat për aderimin në BE.

Ne harxhuam shumë kohë ti bindnim miqtë tanë evropianë, besoj se kjo është bërë dhe nga ana e Shqipërisë, që ti bindnim se nuk bëhej fjalë për anëtarësim të plotë por bëhej fjalë vetëm fillim të një procesi që do të vazhdojë me vite të tëra.

Pra bëhet fjalë për një proces të gjatë  ku do kemi kohë të mjaftueshme ti miratojmë standardet evropiane dhe kjo është mënyra më e mirë e mundshme për bërjen e reformave.

Fatkeqësisht kësaj radhe nuk na u mundësia. Vendimi i BE është një ndëshkim për vendin tim. Mendoj se ky është ndëshkim për gjithë rajonin, i pamerituar. Teza ime e vjetër është se rajoni nuk duhet harruar. Këtë vit ishim ne dhe Shqipëria në rendin e ditës.  Bashkimi Europian duhet të gjejë  forma, mënyra e modalitete për të afruar edhe Bosnjën e Hercegovinën në BE aspektin institucional. Duhet të investojë resurse plotësuese të afrojë procesin për përfundimin e negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës, sepse pa mbylljen e këtyre çështjeve Ballkani nuk do të ketë stabilitet.  Nëse nuk kemi Ballkan të qëndrueshëm, ne dhe as kontinenti i Evropës nuk mund të jetë stabil.”

Propozimi

Presidenti i Pendarovski, propozoi mbajtjen e një Samiti të Jashtëzakonshëm me shtetet e Ballkanit Perëndimior, për të diskutuar për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Stevo Pendarovski: "U pajtuam që obligimi ynë si kryetar të shteteve është t'i inkuraojmë të gjithë faktorët politikë në shtetet tona të vazhdojnë me obligimeve nga axhenda evropiane, në interes të qytetarëve tanë, dhe t'i bindim liderët evropianë se negociatat me vendet në rajon janë investim në stabilitet dhe prosperitet. 

Në këtë kontekst, unë propozova që shtetet e Ballkanit Perëndimor në periudhën e ardhshme të mbajnë një samit të jashtëzakonshëm ku do të diskutojmë për marrëdhëniet ndërfqinjësore, dhe në pas kësaj edhe me alternativat e zgjerimit.”

Pendarovski ndodhet në Tiranë në një takim zyrtar pas një ftese të presidentit Ilir Meta.



EMISIONET