U mblodhën për të festuar, vdesin 9 persona pasi shtëpia përmbytet

U mblodhën për të festuar, vdesin 9 persona pasi shtëpia

Nëntë vetë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, kanë gjetur vdekjen në një lagje në Palermo.

Ngjarja ndodhi për shkak të fryrjes së lumit Milicia në zonën e Casteldaçes, duke përmbytur një ndërtesë.

"Ansa" shkruan se banesa ndodhet në kufirin midis qyteteve të Altavilla Milicia dhe Casteldaccia, jo shumë larg autostradës Palermo-Catania.

Në shtëpi kishte miq dhe të afërm që po kalonin mbrëmjen së bashku. Dy persona, një burrë dhe një vajzë, shpëtuan pasi dolën për të blerë ëmbëlsira.

Një person i tretë jashtë shtëpisë dha alarmin me telefonin që kishte teksa kishte hipur në një pemë pasi shtëpia u zhyt në ujë.

Viktimat u mbytën shumë shpejt pasi sasia e madhe e ujit hipi deri në tavanin e banesës.

EMISIONET