U mbajtën si skllevër dhe u përdhunuan, shpëtohen 500 burra e djem nga “shtëpia e torturave”

Të paktën 500 burra e djem janë shpëtuar nga një ndërtesë në qytetin verior Kaduna në Nigeri, të quajtur “shtëpia e torturave”.

Disa prej tyre u gjetën të lidhur me zinxhirë. Ata u rrëmbyen dhe u torturuan brenda ndërtesës.

Shtëpia u bastis nga policia pas një njoftimi për një aktivitet të dyshimtë.

Shefi i policisë, Ali Janga tha se ishte një ‘shtëpi torturash’ dhe e konsideroi një rast të skllavërisë njerëzore.

Burrat dhe djemtë të mbajtur si skllevër, jo të gjithë nigerianë, thanë se ishin torturuar, abuzuar seksualisht, ishin lënë të uritur dhe nuk ishin lejuar të largohen, në disa raste për disa vite.

Nuk është ende e qartë se si përfunduan atje.

Disa nga fëmijët u thanë policëve se të afërmit e tyre i dërguan atje duke besuar se ishte një shkollë ku mësohej Kurani.

Por policia tha se nuk ka asnjë provë që ndërtesa të ketë qenë më parë shkollë.

8 të dyshuar janë ndaluar nga policia. Shefi i policisë tha se burrat dhe djemtë, disa prej tyre të lënduar dhe të uritur, u lumturuan që u lanë të lirë.

Ata u dërguan në një stadium në Kaduna ku po marrin kujdes ndërsa po kërkohen familjarët e tyre.

Autoritetet Nigeriane thanë se gati 500 skllevër të liruar do i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore dhe testeve psikologjike.






EMISIONET