U "masakrua" nga pesë qen, 26-vjeçarja do të vërtetojë se shenjat janë të bukura

Një vajzë nga Kanadaja që i mbijetoi sulmit të 5 qenve kur ishte vetëm 11 vjeçe dëshiron të vërtetojë se shenjat janë të bukura. Jynnie Kent, tani 26 vjece, ishte në shtëpinë e gjyshes së saj për ditëlindje kur doli jashtë të luante me qentë, por përfundoi në gjendje të rëndë.

Ajo qëndroi në koma për dy ditë dhe iu deshën tre muaj që të merrte veten nga lëndimet. Pasi u kthye në shkollë, Jynnie përjetoi bullizëm për shenjat që i kishin bërë qentë në trup. Ajo i kishte mbijetuar 150 plagëve me 1 mijë qepje, brenda dhe jashtë trupit.

Për këtë arsye, tani dëshiron që ti tregojë të gjithëve se shenjat janë gjëja më e bukur që ka.

"Në adoleshencë, i fshihja shenjat nga cdo njeri. Kisha ankth dhe luftova me vetëbesimin e ulët. Mendoja se nuk do më donte askush për shkak të shenjave. Unë vuajta nga bullizmi për shkak të shenjave sepse disa fëmijë në shkollë më quanin "lodra e qenve", madje më thonin se qentë duhet të më kishin vrarë", rrëfeu Jynnie.

Kanë kaluar 15 vite nga sulmi dhe Jynnie ka gjetur forcë për të mposhtur fjalët e të tjerëve dhe për të mbrojtur trupin e saj. Tashmë, ajo nuk mundohet të fshehë asgjë dhe ndihet e lumtur.

"Ndihem shumë e bukur për tu shqetësuar rreth asaj që thonë të tjerët për mua apo shenjat e mia. Jam në paqe dhe askush nuk mund ta ndryshojë këtë", përfundoi 26-vjecarja.


EMISIONET