U masakrua nga i ati, përcillet në banesën e fundit Anxhelina Petro

U masakrua nga i ati, përcillet në banesën e fundit Anxhelina

Përcillet për në banesën e fundit trupi i Anxhelina Petros, 28-vjeçarja që u vra barbarisht nga babai i saj Aleko Petro disa ditë më parë në Greqi. 

Trupi i pajetë i 28-vjeçares doli në orën 11:00 nga banesa e nënës në Anxhelinës dhe kortezhi lëvizi në këmbë drejt varrezave të Suelasit në dalje të qytetit. 

Kortezhi udhëhiqej nga e motra e Anxhelinës, Klea, e cila mbante në duar fotografinë e motrës dhe kurora me lule. 

Familjarët e Anxhelinës nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për mediat ditën e sotme, ndërkohë që nuk konfirmuan as faktin nëse u lejuan të marrin pjesë apo jo në varrim familjarët e babait të vajzës.

Lexo edhe

Babai: E groposa vajzën se nuk doja ta hanin kafshët

EMISIONET