U kap dy herë pa kupon tatimor, mbyllet kompleksi Taivani në qendër të Tiranës

Kompleksi Taivani në qendër të kryeqytetit është bllokuar nga Hetimi Tatimor pasi është konstatuar se për herë të dytë nuk ka lëshuar kupon tatimor.

Zëvendëskryeministri, Erjon Braçe, në ndjekje të lontrolleve në terren u shpreh se nuk do të ketë tolerime për askënd që nuk zbaton ligjin. Ky subjekt është në pronësi të Besnik Sulës.

Braçe: Dje gjatë mbrëmjes është mbyllur aktiviteti i një sipërmarrje të madhe mu në mes të Tiranës, Taivanit të famshëm siç e njohin qytetarët, sepse për herë të dytë u gjet pa kupona tatimorë nëpër tavolina.E njëjta histori do të vazhdojë në mënyrë konstante si sjellje e ligjshme e administratës tatimore dhe natyrisht edhe nga sipërmarrja me qëllim që buxheti i shtetit të marrë ato të ardhura që i takojnë.

Ndërkohë administrata tatimore ka nisur aksionin në pikat e karburanteve në të gjithë vendin pasi ky sektor është konsideruar me evazion të lartë. Pjesë e kontrolleve do të jetë edhe cilësia.

Braçe: 25 ditë të shkuara është zhvilluar një kontroll në tregun e kaburanteve në zonën Elbasan-Tiranë-Durrës dhe ku për fat të keq kemi gjetur evazion fiskal dhe veprimtari kriminale të organizuar. Struktura e Hetimit Tatimor ka kallëzuar në prokurorinë e Elbasanit këtë aktivitet kriminal dhe për këtë arsye dy ditë të shkuara janë vënë në pranga persona të një kompanie që manipulonte kasat fiskale të pompave të karburantit. 

Drejtorja e Tatimeve përsëriti se nuk do të tolerohet asnjë karburant që nuk lëshon kupn tatimor.

 Ibrahimaj: Historia e shitjes së karburantit pa kupon duhet të përfundojë njëherë e mirë, në zbatim të ligjit.

Dy drejtuesit e lartë u bënë thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast që hasin shkelje.




EMISIONET