U infektua me koronavirus, vdes mësuesi grek i shkollës private në Korçë

U infektua me koronavirus, vdes mësuesi grek i shkollës private

Rreth dy javë pasi u diagnostikua me koronavirus, ka ndërruar jetë në spitalin e Kostuarit, mësuesi grek i shkollës Omiros në Korcë.

Mësuesi rezultoi pozitiv me COVID-19 në datën 17 mars ne Greqi.

I konfirmuar para 2 javësh me covid 19 nga instancat e shëndetësisë greke duket se simptomat kanë përkeqësuar shëndetin e tij çka ka sjelle për pasoje humbjen e jetës.

Në momentin kur u publikua rasti drejtoria e shkollës e sipër përmendur ka lajmëruar stafin pedagogjik dhe prindërit duke shkaktuar kështu panik në qytetin e Korcës.

Ndërkohë burimet bëjnë të ditur se asnjë nxënës i kësaj shkolle apo mësues të ketë shfaqur simptoma.

Në Korcë deri tani janë 16 raste të konfirmuara me koronavirus,

EMISIONET