U hodhën drejt “vdekjes” për të shpëtuar të voglin e tyre, gjenden edhe 5 elefantë të ngordhur

U hodhën drejt “vdekjes” për të shpëtuar të

Numri i elefantëve që ngordhën pasi ranë nga një ujëvarë në Tajlandë është rritur në 11.

Kafshët ranë nga ujëvara në përpjekje për të shpëtuar një elefant të vogël që rrëshqiti.

Fillimisht autoritetet vunë re gjashtë elefantë të ngordhur gjatë fundjavës.

Ndërsa 5 të tjerë u vunë re me dron pranë ujëvarës famëkeqe të njohur si Haew Narok (Rënia e ferrit).

Mes kafshëve të ngordhura ishte edhe një elefant 3 vjeçar, thanë zyrtarët e parkut.

“Kafshët kanë qenë duke kaluar në anën tjetër të lumit. Ndoshta, një nga elefantët më të vegjël mund të ketë rrëshqitur dhe të rriturit po përpiqeshin t'a shpëtonin duke rënë nga ujëvara,”-tha zyrtari lokal Badin Chansrikam.

Kur u gjetën 6 kafshët e para të ngordhura u zbuluan edhe dy elefantë që mbijetuan afër një shkëmbi.

Zyrtarët e parkut i ndihmuan të dalin sërish në pyll. Por ekspertët paralajmërojnë se e kanë të vështirë të mbijetojë për shkak se mbështeten tek tufat e mëdha për tu mbrojtur dhe gjetur ushqim.

EMISIONET