Pas grindjes me burrin gruaja thërret policinë, çifti bie në pranga kur i kontrollojnë dollapin

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme policia italiane ka vënë në pranga një çift shqiptar, pas një grindjeje.

Mediet fqinje raportojnë se çifti përkatësisht gruaja 29 dhe burri 28-vjeç janë grindur mes tyre dhe për pasojë bashkëshortja ka lajmëruar policinë.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilët ndërhynë në shuarjen e konfliktit mes çiftit, por pas kontrollit të ushtruar në shtëpi sekuestruan drogë.

Ata zbuluan drogën që 28-vjeçari kishte fshehur në dollapin e dhomës së gjumit dhe pak çaste më vonë ai u hodh të sulmonte policinë në përpjekje për t’i shpëtuar.  

Ata mundën të sekuestronin 1 kilogram marijuanë dhe katër peshore, ndërsa shqiptari u arrestua nën akuzën e rezistencës së zyrtarit publik dhe përdorimin e trafikimin e drogës.

Në bazë të hetimeve policia zbuloi se edhe vajza që kishte lajmëruar vetë oficerët kishte marrë një urdhër dëbimi në 23 Mars 2019 dhe ishte kthyer në territorin italian në mënyrë të paligjshme.

Shqiptarja u arrestua nën akuzën e shkelje të ligjeve të imigracionit.


EMISIONET