U ble për 126 mln euro, Felix: Edhe unë mbeta i surprizuar!

U ble për 126 mln euro, Felix: Edhe unë mbeta i surprizuar!

Vite e fundit shumë skuadra po bëjnë "çmenduri" sa i takon vlerës së tregut të transferimeve për futbollistët.

Në merkaton e verës Atletico Madrid derdhi në arkat e Benficas 126 milionë euro për kartonin e Joao Felix. Talenti portugez nuk ka bindur plotësisht në gjysmën e parë të sezonit me fanellën e Los Colchoneros duke pasur shumë ulje-ngritje, siç deklaron vetë ai në një intervistë:

“Pasi firmosa me Atleticon mendova: “Kam kushtuar 126 mln euro”. Megjithatë çmimi i kartonit nuk po kushtëzon paraqitjet e mija, unë përqëndrohem vetëm tek fusha e lojës. Po punoj për të patur më shumë benzinë në trup. Që në momentin që topi do të vendosë të hyjë, atëherë golat do të vinë njëri pas tjetrit. Jam i sigurt për këtë, të gjitha sakrificat e mija do të shpërblehen”, deklaroi Joao Felix.

EMISIONET