Tymi i zjarreve në Kaliforni regjistrohet në kamerat e stacionit hapësinor

Tymi i zjarreve në Kaliforni regjistrohet në kamerat e stacionit

Kalifornia ka shpallur gjendjen e emergjencës pas zjarreve të mëdha që kanë përfshirë vendin.

Me mijëra qytetarë në Brentëood, Los Angeles janë urdhëruar që të evakuohen në mënyrë që të shpëtojnë nga zjarri që filloi të hënën.

Më në veri të vendit, është përhapur një zjarr ende më i madh saktësisht në Sonoma County, e cila ka detyruar mbi 180.000 banorë të evakuohen.

Zjarri në Kincade jashtë San Franciskos që nisi javën e kaluar ka djegur mbi 50.000 arë pyje.

Tymi që vjen prej këtyre zjarreve është regjistruar dhe nga kamerat e stacionit hapësinor.

Një sasi që dhe për atmosferën është shumë e dëmshme.




EMISIONET