Turqi, të paktën 13 të vdekur nga ortekët në provincën e Vanit

Turqi, të paktën 13 të vdekur nga ortekët në

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën prej ditës së martë si pasojë e shkëputjes së ortekëve të dëborës në provincat lindore turke. 

Ortekët në zonat lindore të Turqisë kanë shkaktuar disa viktima brenda 24 orëve të fundit.

Grumbujt vdekjeprurës të borës u shkëputën të martën dhe të mërkurën nga provinca lindore e Vanit, duke goditur me forcë një minibus që qarkullonte në një segment rrugor dhe forcat e shpëtimit të mbledhura për t'u ardhur në ndihmë.

5 pasagjerë të minibusit u gjetën pa jetë në vendngjarje nga orteku i parë ndërsa të paktën tetë pjesëtarë të forcave të kërkim-shpëtimit u raportuan të vdekur të mërkurën, nga një ortek i dytë që ra teksa vijonin operacionet e kërkimit.

Autoritetet thanë se nën peshën e dëborës janë shpëtuar në orët e kaluara mbi 50 persona të cilëve u është siguruar ndihma spitalore.

Njoftohet se 2 pasagjerë të minibusit dhe afro 30 civilë dhe forca të kërkim-shpëtimit mendohet të jenë bllokuar nën dëborë.

Raportohet se në rrezikun e ortekëve ndodhen edhe pjesët lindore të Turqisë si Anatolia apo afër Detit të Zi, ndërsa qarkullimi në zonat e largëta jashtëqytetëse është ndërprerë për shkak të dëborës së dendur.

EMISIONET