Turqi, 13 të vrarë nga shpërthimi i një makine bombë

Turqi, 13 të vrarë nga shpërthimi i një makine bombë

Të paktën 13 personau vranë nga shpërthimi i një makine bombë në Turqi. Ngjarja ndodhi të shtunën pranë një tregu në qytetin kufitar verior të Tal Abyadit.

Ministria e mbrojtjes e Turqisë tha se të paktën edhe 20  njerez të tjerë u plagosën nga shpërthimi.

Askush nuk e mori përgjegjësinë e sulmit, por ministria fajësoi Njësitë për Mbrojtjen e Popullit Kurdë të Sirisë (YPG), pjesë përbërëse e Forcave Demokratike Siriane (FDS).

Po ashtu ministria u bëri thirrje liderëve botërorë të mbajnë qëndrim kundër grupit YPG, duke e cilësuar atë si një "organizatë të ashpër terroriste".

Turqia e ka përkufizuar YPG-në si një grup terrorist, por Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë atë një aleat kryesor në luftën kundër Shtetit Islamik.

Ankaraja mori kontrollin e qytetit Tal Abyad muajin e kaluar pasi ushtria turke dhe milicia e saj aleate siriane nisi një inkursion ushtarak në Sirinë verilindore kundër FDS, pas vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga rajoni.

EMISIONET