Turpi e marra po e mbulon çdo ditë Kosovën

Kosova tash e çdo ditë më shumë, po tregon, se "çlirimin" e saj prej Serbisë, nuk a e ka dasht si çlirim kombëtar. Nuk e ka dasht si mëmvetsi shtetrore. Dhe aq më pak e ka dashtë si bashkim trojesh shqiptare.

Kosovarët me ne krye cubat presidencial e qeveritar e dashtën Kosovën me e shkye si hijenat trupin e ngordhun të një robnimi shekullor. "Çlirmtarët" e dashtën si plaçkë tregu për të nda pazare siç po ban kryetuli i Kosovës Hashim Thaçi me rishikimin e tokave dhe kufijve të Kosovës.

Politikat pro turke të një okupatori dhe ma të zi se serbi në historinë e popullit shqipëtar, po shkelin mbi gjakun e atyne fatosave që luftuan kundër otomanizmit për çlirimin e tokave shqiptare dhe pamvarsimin e Shqipnise me fillesen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

At Fishta, "Lahutën e Malcis" e fillon me vargjet:

Nihmo Zot, si m'ke nihmue!
Pesqind vjet kishin kalue,
Se të bukrën ket Shqypni 
Turku e mbante në robni,
Krejt tue la të mjerën në gjak,
Frymën tue i a zanun njak,
E as tue lan, jo, dritë me pa:
Kurrë të keqen pa i a da:
Rrihe e mos e len me kja:
Me i u dhimtë, po, minit n'mur
Me i u dhimtë, po, gjarpnit nën gurë.

Sot tek shikoja se çfarë i kanë bërë varrit Jakup Ferrit , jo vetëm është një fyerje kombëtare, jo vetëm është një dhunim i figurës Jakup Ferrit si lider i Plavë-Gucisë dhe lider i Lidhjes Prizrenit, ku me të tjerë luftëtarë nga Gjakova, vranë Pashain turk Mehmeht Ali Pashën, por është dhunim i historisë dhe vlerave për liri të shqiptarëve.

Kjo nuk është rastësi. Kosova është dorëzuar keq ne duart e "çlirimtarëve" cuba për t'u përdorur si plaçkë tregu ne mes Turqisë dhe Serbisë.

As ngritja e xhamiave si këpurdhat mas shiut dhe islamizmi fanatik për një kohë të gjatë dhe me një strategji të qartë nuk janë rastësi, ashtu siç nuk është rastësi rishikimi kufijve me Serbinë me deklaratën paraprijse të ministrit rilindjes Pandeli Majko se do të zhduken kufijte me Kosoven.

Kombi shqiptar po rrënon vetveten çdo dite e çdo orë prej hajnave e të shiturve që ka në Tiranë e Prishtinë.

Shikoni çfarë i kanë bërë varrit Jakup Ferri!

EMISIONET