Turma e njerëzve në rrugë për ti dhënë lamtumirën kryebashkiakut që vdiq nga Covid pavarësisht ndalesave

Rreth 200 qytetarë në lot, tullumbace trengjyrëshe dhe emocione të mëdha në funeralin e Carmine Sommese, ish-këshilltarit rajonal të Campania dhe  kryebashkiakut të Saviano i cili humbi jetën dje nga koronavirus.

Funeralet me pjesëmarrje masive të njerëzve janë të ndaluara nga ligjet anti-Covid, megjithatë në Saviano qindra mbështetës dhe miq nuk donin të humbisnin lamtumirën e fundit për Sommese në një procesion që kalonte nëpër rrugët e qytetit deri në spitalin e Nola, ku kryetari i bashkisë punonte si kirurg. 

Gjithçka ndodhi në sytë e policisë së qytetit dhe karabinierëve.

"Mbledhja e qytetarëve në Saviano për vdekjen e Sommese është mënyra më e keqe për t’i thënë lamtumirën qytetarit të parë dhe mjekut që vdiq në llogore për të shpëtuar jetë. Presidenti De Luca duhet të ndërhyjë menjëherë", reagoi Francesco Barbato, ish-parlamentar dhe kryetari i sotëm i Camposano.

Sipas Barbatos "akti serioz i papërgjegjësisë nga ana e qytetarëve ishte mënyra më e mirë për përhapjen e virusit. Ngushëllimi për largimin e Sommese është shndërruar në një tubim të rrezikshëm i cili i ekspozon qytetarët në një përhapje masive të virusit. Mijëra njerëz u derdhën në rrugë. Sjellje e papërgjegjshme: ne kryetarët e bashkive luftojmë çdo ditë për të mos lejuar që njerëzit të dalin në rrugë. Carmine e bëri atë në Saviano-n e tij".


EMISIONET