Turistët në Voskopojë

Historia, kishat dhe klima janë tre resurset kryesore që çojnë vizitorë në Voskopojë të Korçës. Mes turistëve të huaj këtë fundjavë, mbizotëronin dhe një grup i ardhur nga Greqia fqinje.

Ata kishin vlerësime pozitive për gjithçka që lidhet me të shkuarën. Por nuk ndajnë të njëjtin vlerësim për kullën e betontë që sipas tyre prish gjithçka dhe nuk është në harmoni me pjesën tjetër.

"Rrugët e shtruara me kalldrem, shtëpitë e ndertuara prej guri, të gjitha kishat e restauruara dhe të mirëmbajtura . E vetmja gjë që prish imazhin e Voskopojës është godina e ndërtuar në qendër të fshatit është e shëmtuar. Prish gjithcka. Ajri i pastër dhe natyra perle."

 “Voskopoja është në hartën e guidave të mia. Një ndër nga fshatrat me te lashta dhe të bukura. Traditat që ka, pazaret e vjetra dhe shumë histori që mbart ky fshat më bën të sjell sa me shumë vizitorë që kjo zonë të njihet nga të gjithë. Njerzit mbeten mikpritës dhe të dashur”

Kishat dhe arkitektura e fshatit është tërheqje edhe për vizitorët shqiptarë.

Nga ana tjetër, qëndrimin në Voskopojë, gratë  e shfrytëzojnë edhe për të blerë zahiretë e dimrit, disa nga të cilat janë me famë në këto anë

Vetëm 16 kilometra, nga Korça, Voskopoja është një destinacion kryesor në Korçë në çdo stinë të vitit.

EMISIONET