Tuneli i Luftës së Ftohtë në Gjirokastër pa ndriçim

Tuneli i Luftës së Ftohtë në Gjirokastër pa

Mungesa e ndriçimit dhe pastërtisë janë dy nga ankesat kryesore që bëjnë turistët për tunelin e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër. Megjithatë, pritësit e vizitorëve thonë se pavarësisht problemeve, interesi për tunelin e Luftës së Ftohtë është i lartë.

Tuneli i Luftës së Ftohtë në Gjirokastër  pret çdo ditë 30 deri në 40 vizitorë vendas dhe të huaj.

Prej 5 vitesh ky tunel është vënë  në funksion të turistëve që ndjekin me interes udhërrëfyesit.

Por, vizitorët ngrenë si shqetësim mungesën e pastërtisë dhe të ndriçimit, çka e bën të vështirë përshkrimin e të gjithë tunelit.

"Nuk është i mirëmbajtur, ka disa gjëra që duhen rregulluar. Ndriçimi, dërrasat nuk ishin, vjen ndonjë fëmijë dhe thyen këmbën."

Megjithatë, guidat turistike që udhëzojnë vizitorët thonë se pavarësisht problemeve interesi për tunelin e Luftës së Ftohtë është i lartë.

"Tunelin sa herë e vizitojnë çdokush mbetet i mahnitur sepse është në mënyrën origjinale siç ka qenë në kohën e komunizmit. Për mua është kënaqësi e madhe që i shoqëroj."

Tuneli i ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë në Gjirokastër përbëhet nga 56 dhoma dhe është hapur për herë të parë për qytetarët në vitin 2014.


EMISIONET