Tumori i gjirit, "Autoambulanca rozë" sjell mamografi dhe papteste falas

Tumori i gjirit, "Autoambulanca rozë" sjell mamografi dhe

Një autoambulancë ngjyrë rozë do të qëndrojë në sheshin Skëndërbej në Tiranë nga data 3-5 prill. Në të, mjekët nga turk dhe shqiptarë do të kryejnë mamografi flas dhe papteste për diagnostikimin nga kanceri i gjirit. Ministja Manastirliu dhe zv. Ministri i Shëndetësisë së Turqisë u bën thirrje zonjave të diagnostikohen ndërsa do të marrin përsipër edhe trajtimin falas të grave që janë prekur nga sëmundjet tumore të gjirit. 

"Autoambulanca rozë" udhëtoi nga Turqia në Shqipëri për të ofruar për 3 ditë shërbimin e mamografisë dhe paptestit falas për gratë nga mjekët turq dhe shqiptarë.

Në javën e shëndetit Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj.Ogerta Manastirliu dhe zv/Ministri i Shëndetësisë së Turqisë z. Ahmet Baha Ogutken i bën thirrje zonjave të kryejnë depistime në kohë, pasi diagnostikimi i hershëm shpëton jetë. Shifrat zyrtare flasin se në muajt e parë të këtij vitit janë kryer 900 mamografi, ndërsa ministrja tha se do të vendosen 5 mamografi të reja në spitalet rajonale .

Manastirliu: Jemi duke punuar për të fuqizuar spitalet tona rajonale me mamografë. Brenda këtij viti, ne do kemi mamografë të rinj në Durrës, Kukës, Vlorë, Dibër dhe Gjirokastër, pikërisht për të shtrirë programin e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Zv/Ministri i Shëndetësisë së Turqisë tha se do të merren përsipër edhe trajtimet falas për një pjesë të grave me sëmundje tumorale.

Baha Ogutken: Nga bashkëpunimi mes autoriteteve mjekësore, 1500 paciente po trajtohen në Turqi. Në rastin e mamografisë rozë, diagnostikimi është pa pagesë dhe në rast se konstatohet se është prekur nga tumori, marrim përsipër shërbimin shëndetësor falas.

"Autoambulanca rozë" do të qëndrojë nga data 3-5 Prill në sheshin Skendërbej, nga ora 09.00-18.00 për të ofruar shërbimin e mamografisë dhe paptestit falas.

EMISIONET