Ditën e nesërme, FSHF do të shpërndajë pagën e parë të luftës të parashikuar për futbollistët shqiptarë.

Gjithashtu ata mund të kthehen në stërvitje kolektive.

Gazetari Bashkim Tufa, i ftuar ne Ora Sport shprehet se kjo stërvitje do për lojtarët do të kthehet me një "karamele" të dhuruar nga FSHF në këtë situatë.

Tufa:  Zgjatja e kohës së kontratave. UEFA ka dhënë udhëzimin që kontratat do të konsiderohen të mbyllura deri kur të zgjasë aktiviteti. Nuk është në fund të majit siç ka qenë zakonisht. Pjesa tjetër e marrëveshjes mes klubeve, mund të ketë edhe prishje mes tyre. Sipas asaj që ka deklaruar FSHF, ditën e hënë do të jepet paga e parë e luftës madje do të japë dy paga. Stërvitja do të fillojë me një karamele që do të shërbejë sa për t'i motivuar lojtarët. Tirana do t'i mbajë rrogat në të njëjtin nivel. Për sa i përket pagave të futbollistit shqiptar nuk janë në nivel të lartë. Pagat janë minimale. Në një vend të varfër si vendi jonë, edhe ndikimi nga kjo pandemi është më e madhe. Ngarkesa e ndeshjeve do të jetë shumë e madhe. Do të jetë shumë e vështirë për lojtarët që të jenë në formën e tyre më të mirë pasi dhe përgatitja e tyre fizike tashmë është e dobët.

/Ora News.tv/