Gazetari, Bashkim Tufa e konsideron kampionatin aktual të Kategorisë Superiore si një edicion që lë shumë për të dëshiruar. Në studion e "Ora Sport", në Rtv Ora, Tufa tha:

"Java e 14 nuk kishte barazim të paktën. Unë do të veçoja fitoren e Bylisit. Pse? Po e them shkurt fare. Kampioni i Kategorisë së Parë mposhti kampionin e Kategorisë Superiore. Për mua, ndoshta do i japim edhe komplimente. Sipas meje tregon që kampionati është një kampionat në një nivel shumë të ulët. Lë shumë për të dëshiruar," tha Tufa.

/Ora News.tv/