Bllokimi i merkatos së dy klubeve, Flamurtarit dhe Luftëtarit nga ana e FIFA-s ka prishur garën në Kategorinë Superiore.

I këtij mendimi është gazetari, Bashkim Tufa, i cili në studion e "Ora Sport" pohoi se shkak kryesor për këtë prishje të garës është gabimi nga ana e FSHF-së.

"FSHF bëri tolerim duke futur në garë Flamurtarin dhe Luftëtarin. Bën një sy qorë duke i përfshirë, por me bilance fiktive nuk mund të ecet përpara. Flamurtari dhe Luftëtari që në gusht gaboi. Kishte amnisti, ndikuar edhe nga politika. Por ja ku jemi. FIFA i bllokoj merkaton dhe ne jemi në këtë situatë. Të vjen keq që bëhen këto lëshime. Në prill FIFA do bëj të tjera verifikime," tha Tufa.

/Ora News.tv/