Tsipras vizitë zyrtare të martën në Shkup

Tsipras vizitë zyrtare të martën në Shkup

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras do zhvillojë një vizititë zyrtare të martën (2 prill) në Maqedoninë e Veriut.

Sipas agjendës, Tsipras do të arrijë në aeroportin e Shkupit më 2 Prill në mëngjes, nga ku do të niset për në godinën qeveritare, ku do të organizohet ceremoni zyrtare e pritjes, raporton media greke ANA-MPA.

Më pasa do zhvillojë një takim privat me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev dhe takim me Këshillin për bashkëpunim mes Greqisë dhe Maqedonisë. Në fund të dy kryeministrat do të japin deklaratë për mediet. 

Tsipras gjithashtu do të takohet edhe me kryetarin e parlamentit Talat Xhaferi.

Pasditen e së martës, Tsipras dhe Zaev do të marrin pjesë në një forum biznesi.

EMISIONET