Trump zbulon planin e buxhetit prej 4.89 bilion dollarë: Prioritet ndërtimi i murit në kufi me Meksikën

Trump zbulon planin e buxhetit prej 4.89 bilion dollarë: Prioritet

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të dielën një propozim buxheti prej 4.8 bilion dollarësh që do të zvogëlojë shpenzimet për ndihmat e huaja dhe rrjetat e sigurimeve shoqërore, por do të kërkojë miliarda dollarë për të përfunduar murin në kufi me Meksikën.

Plani i buxhetit do të kërkojë 2 miliardë dollarë për të përfunduar murin e diskutueshëm përgjatë kufirit jugor amerikan që Trump ka kërkuar që nga fushata e tij për vitin 2016 për të ndaluar emigrantët nga Meksika, shkruan Daily Mail.

Propozimi gjithashtu do të rrisë ndjeshëm fondet për NASA, Departamentin e Veteranëve dhe Departamentin e Sigurisë së Brendshme.

Sidoqoftë, nuk ka të ngjarë që plani i buxhetit, i cili është krijuar për të zvogëluar shpenzimet e vendit me 4.4 bilion dollarë dhe deficitet me 4.6 bilion dollarë gjatë dekadës së ardhshme, do të kalojë në Kongresin e kontrolluar nga Demokratët.

Plani hedh dritë mbi përparësitë fiskale të Trump ndërsa ai kërkon rizgjedhjen e tij në detyrë këtë vit.

Plani kërkon të përmbushë premtimin e fushatës së Trump për vitin 2016 për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit jugor të SHBA, i cili ka ngjallur polemikë në Kongres dhe ka shkaktuar një mbyllje historike pesë-javore të qeverisë dimrin e kaluar, kur ligjvënësit nuk pranuan të financojnë projektin.

Kërkesa prej 2 miliardë dollarësh është dukshëm më pak se 5 miliardë dollarët që administrata e Trump kërkoi vitin e kaluar.

Plani i buxhetit përqendrohet gjithashtu në shpenzimet ushtarake, duke e rritur atë me 0.3% në 740.5 milardë dollarë për vitin fiskal 2021, duke filluar nga 1 tetori.

Propozimi përfshin zhvendosjen e burimeve larg Forcës Ajrore në disa nga përparësitë e reja të Presidentit Trump, përfshirë forcën hapësinore të krijuar kohët e fundit, raportoi Bloomberg News.

NASA do të shohë nxitjen më të madhe me një rritje prej 12% për të përmbushur qëllimin e Trump për kthimin e astronautëve në Hënë deri në vitin 2024.

EMISIONET